• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Nën kujdesin e Fondacionit ALSAR, fëmijët jetimë janë përfitues të vazhdueshëm të ndihmave të ndryshme, të mundësuara nga projekte të realizuara në bashkëpunim me organizata, shoqata dhe fondacione partnere.Nga një projekt i tillë përfituan këtë të hënë 50 fëmijë jetimë, ndihmuar me veshmbathje.Përmes projektit të veshjeve për jetimët, të organizatës së ndihmave humanitare me qendër në Holandë, IHH, çdo fëmijë jetim mori dhuratë një palë pantallona, një bluzë apo triko, dhe një palë çorape.Jetimët u çuan dhe në një qendër...

I përkushtuar në përmbushjen e objektivave në të tre komponentët e veprimtarisë së tij, Fondacioni ALSAR i kushtoi rëndësi të veçantë dhe gjatë 2021-shit, si në çdo vit tjetër, aktivitetit humanitar, për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, për t’ua lehtësuar jetën dhe për t’u dhënë shpresë për një të ardhme më të mirë.Kujdes dhe ndihmë maksimale u tregua dhe u dha për fëmijët jetimë. Familjet e tyre përfituan po ashtu ndihma të ndryshme. Ndihma ushqimore dhe materiale përfituan...

Në kuadër të aktivitetit të vazhdueshëm humanitar në ndihmë të shtresave në nevojë të shoqërisë sonë, Fondacioni ALSAR organizoi sot, më 19 janar, shpërndarjen e fidanëve të arrave në Librazhd për familje të fëmijëve jetimë.Dhurimi i fidanëve u bë me mbështetjen e HAYRAT-it, organizmit të ndihmave me qendër në Turqi.500 fidanë arrash iu dhuruan 20 familjeve të fëmijëve jetimë. Çdonjë prej tyre mori 25 fidanë, një numër i konsiderueshëm për të vënë bazat e një ekonomie të shëndoshë të vogël...