Në kuadër të aktiviteteve humanitare të Fondacionit ALSAR, nisi dje shpërndarja e fidanëve të arrave për familje të fëmijëve jetimë.Shpërndarja do të ketë një fazë të dytë për t’u plotësuar, disa ditë më pas, dhe jashtë caqeve të Tiranës, në qytete të tjera.Nëpërmjet dhurimit të fidanëve të arrave synohet të përmirësohet ekonomia familjare e jetimëve. Pra, është fjala për një ndihmë me efekte afatgjata për familje në nevojë që kanë mundësi të mbjellin fidanë.Projektin e mbështet WEFA, organizata e ndihmave...
Pas argëtimit këtë të mërkurë me lojëra të ndryshme në qendrën zbavitëse, fëmijët shijuan ushqimin e drekës së përbashkët, nën shoqërinë e më të rriturve, familjarë të tyre.Dreka përbënte një lloj mbylljeje të pesë ditëve të mbushura me aktivitet humanitar në ndihmë të jetimëve.Vizitat në shtëpi jetimësh, shpërndarja e dhuratave dhe pakove ushqimore, organizimi i veprimtarisë argëtuese në qendrën e lojërave, i paraprinë uljes së përbashkët sot në tavolinë.Veç ushqimit të shijuar së bashku, dreka i shërbeu njohjes dhe miqësimit...
Për pesë ditë me radhë, nga fundi i javës së kaluar dhe fillimi i kësaj jave, po kryhen vizita në shtëpi të jetimëve, për të përçuar në çdo familje të vizituar ndjenjën e solidaritetit dhe për ta ndihmuar njëkohësisht.Vizitat, në ditë solidariteti me njerëz në nevojë, janë në 50 familje në kryeqytet dhe në qytete të tjera.Çdo vizitë e bërë shërben për ta njohur më mirë realitetin e tyre. Bisedat e ngrohta me familjarë shoqërohen me dhurimin e pakove ushqimore...