Me përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’u qëndruar pranë jetimëve dhe familjeve të tyre, po u vihet atyre në ndihmë përmes realizimit të projekteve dimërore.Ky muaj i fundit i vitit karakterizohet nga ditët e solidaritetit human me shtresat në nevojë, të mbushura me aktivitete të shumta humanitare.Një i tillë është ai i shpërndarjes së druve për ngrohje për familje jetimësh, duke kontribuar sadopak në përballimin e vështirësive të bashkëshoqëruara me këtë stinë.Kështu, të hënën u dha si ndihmë lëndë...
Në kuadër të aktiviteteve humanitare në ndihmë të jetimëve është kryer javën e kaluar në ambientet e Fondacionit ALSAR shpërndarja e një ndihme financiare dhe ushqimore.Veprimtarinë e ka sponsorizuar UK Islamic Mission, me qendër në Britani, dhënëse e ndihmës periodike financiare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 për 25 fëmijë jetimë.Të shoqëruar dhe nga familjarë, jetimët kanë marrë çeqet dhe ndihmën në pako ushqimore.Në dhjetor ka shumë aktivitete të tilla humanitare për fëmijët jetimë, përfitues të ndihmave periodike dhe...
Nga e hëna kanë nisur një varg veprimtarish të kushtuara ndihmës për jetimët në ditë të solidaritetit human me shtresat në nevojë.Në suazën e ndihmës periodike për fëmijë jetimë, janë shpërndarë në ditën e parë të javës pako ushqimore.Ndihma me ushqime u dha për 50 jetimë, nën shoqërinë e të afërmve në procesin e shpërndarjes.Aktivitetin e mbështeti EMİN, me qendër në Gjermani, sponsorizues dhe i disa veprimtarive të tjera humanitare për jetimët gjatë këtyre ditëve.Qindra jetimë ndihmohen gjatë këtij muaji...