• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Një titull i ri zë vend në vargun e botimeve të Fondacionit “ALSAR”. Një botim i ri për një temë që nuk i ikën kurrë koha.“ALSAR” sapo e botoi veprën e autorit Zekeriya Güler, teologut turk; një punim mbi pozitën e gruas në Islam, mbi identitetin dhe personalitetin e saj, bazuar në fjalët e të Dërguarit të Zotit.Nga sa e bën të qartë teksti në kapakun e prapmë të botimit, përmes përpjekjes për t’i komentuar hadithet profetike është dhënë mundësia...

Ndërsa koha kalon, botimet e Fondacionit “ALSAR” njohin rritje në numër, në cilësi dhe në shumëllojshmëri. Botime dhe ribotime, tituj të larmishëm, sjellë lexuesit të çfarëdoshëm dhe të specializuar. Disa qindra janë këto botime, shtuar këtë vit me tituj të rinj, e me të tjerë libra që presin në radhë për t’u shtypur.Një botim kushtuar gjuhësisë, posaçërisht gegnishtes, një libër kujtimesh i sjellë me një përkthim të ri, dhe një vepër krejt e veçantë, ngaqë është në turqisht dhe frëngjisht,...

Fondacioni “ALSAR” e ka bartur në një tjetër shesh “Skënderbej”, në një tjetër kryeqytet të shqiptarëve, ekspozitën e kushtuar 100 viteve të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Stendat e ekspozitës “Tirana 100 vjet kryeqytet” kanë mbushur sot sheshin “Skënderbej” të Prishtinës, për të qëndruar aty për dy ditë, më 16 dhe 17 dhjetor, aq sa ç’është menduar për t’u ekspozuar, pasi do të shëtisin dhe në qytete të tjera të hapësirës shqiptare. Interesim i kënaqshëm është treguar për ekspozitën e...