• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Botues të literaturës islame nga 30 shtete të botës, mes tyre dhe nga Shqipëria, u mblodhën në Stamboll për themelimin e një unioni dhe për mbajtjen e simpoziumit të parë. Pas një pune përgatitore njëvjeçare, takimi u mbajt më 18-19 shtator në Universitetin “Sabahattin Zaim” (İZÜ, İstanbul Sabahattin Zaim Üniversitesi). Mbështetje për mbajtjen e takimit themelues dhe simpoziumit dhanë Ministria e Kulturës dhe Turizmit e vendit pritës, Grupi Albayrak dhe TİKA.Fondacionin ALSAR, si një botues me rritje të shpejtë e...

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është hapur prej ditësh panairi i librit për këtë vit. Mbi 60 shtëpi botuese i paraqesin botimet e tyre në një hapësirë të rezervuar për to pranë Akuaparkut prej 8 deri më 14 shtator.Paraqitje po u bën në këtë panair botimeve të veta dhe Fondacioni ALSAR, me një shumësi titujsh që i tërheqin vizitorët për t’i parë nga afër. Interesi është i dukshëm për të mësuar më shumë mbi botimet dhe për të blerë...

Fondacioni ALSAR u ka kushtuar një botim fëmijëve, që u tregon atyre për jetën e të Dërguarit të Zotit, Profetit të fundit në tokë.“Udhëtimi i shenjtë – Jeta e Pejgamberit tonë, Hz. Muhammedit (s.a.v.)” është i shkruar mbi një temë të shtjelluar së tepërmi, por me një stil të thjeshtë e të përshtatshëm për fëmijët.Shumë mund të mësojnë ata në faqet e këtij libri mbi pejgamberët, mbi Gadishullin Arabik, mbi organizimin e jetës në të para ardhjes së Islamit, për...