• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Sapo e ka parë dritën e botimit një vepër në boshnjakisht, e cila zë vend në kolonën e gjatë të botimeve të ALSAR-it.Mevludi në boshnjakisht u botua me kërkesë të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, për të plotësuar një nevojë të komunitetit musliman boshnjak në Mal të Zi.Në paraqitjen e shkruar nga botuesi për botimin në boshnjakisht thuhet:“Njeriu të cilit katërmbëdhjetë shekuj më parë i zbriti hyjnisht Kur’ani do të bëhej me jetën, fjalët dhe veprimet e tij shembulli...

E shkuara osmane dhe studimi i saj mbeten një temë e parapëlqyer për shumë studiues, historianë, akademikë.Një prej tyre, autori kosovar Ibrahim Gashi, i paraqitet lexuesit me veprën, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”.Periudha historike së cilës autori i është kushtuar në punimin e tij studimor përfshin reformat e Tanzimatit, parë dhe analizuar në lidhje me shqiptarët.Vepra ndihmon për një vështrim realist të zhvillimeve të shekullit XIX në Perandorinë Osmane, të reformave dhe qëndrimit të shqiptarëve karshi tyre.Librin sapo...

Pas një viti ndërprerjeje për shkak të pandemisë, Pallati i Kongreseve në Tiranë i ka hapur sërish dyert për të dashuruarit me librin. Mesi i nëntorit është koha e nisjes së Panairit të Librit, shfaqjes më të madhe vjetore të dhënë prej shtëpive botuese në Shqipëri e përtej saj. Panairi i Librit 2021 do të qëndrojë hapur nga data 17 deri më 21 nëntor.Ndër 95 shtëpitë botuese pjesëmarrëse nga vendi dhe bota shqiptare, në panair paraqitet me botimet e tij...