Fondacioni ALSAR nxori nga shtypi në këto ditë janari një seri prej gjashtë botimesh kushtuar së shkuarës së gjashtë qyteteve të Ballkanit, Shkupit, Manastirit, Prizrenit, Pejës, Selanikut dhe Janinës. Çdo botim është mbështetur në dokumente të arkivave osmane në Stamboll, në osmanisht, turqisht dhe shqip.Libri mbi Shkupin na thotë mes të tjerash:Shkupi është qyteti i parë në Rumeli që ka marrë tipare osmane dhe muslimane. Për sa i përket sidomos tregtisë, bujqësisë, zhvillimit e mëkëmbjes, ai ishte një nga qytetet...
Fondacioni ALSAR porsa ka botuar “Tregimet e Tironës”, të autorit Bedri Alimehmeti. Një libër në prozë për kryeqytetin, shkruar prej një njohësi shumë të mirë të tij.Gazetar e letrar, me një aktivitet të gjerë dhe i mirënjohur, autori u përket autoktonëve, atyre që ia thonë me një “o” dalluese emrin qytetit ku lindën dhe e çuan jetën.“Tregimet e Tironës” përcjellin nostalgji dhe përmallim, zgjojnë kujtime dhe nxisin kthim të kokës pas. Stili dhe gjuha e të shkruarit janë në harmoni...
15
MarBurhan Al Din Sejdi Fili rivjen te lexuesit, nëpërmjet botimeve të Fondacionit ALSAR, me dy përmbledhje poetike.“Kërkim në botën e imanit” dhe “Shtegtim me vargje” sapo kanë dalë nga shtypi, si një tjetër sintetizim i botës së pasur shpirtërore të autorit.Nëpërmjet titujve të dy botimeve të reja mund ta kuptojmë fare lehtë brendinë e tyre, ku besimi zë në mënyrë të natyrshme vend kryesor. Tematika të tjera shoqëruese u japin larmi poezive të shkruara me ndjenjë, gjithnjë duke qenë tërheqëse.Veprimtaria...