• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Në vargun e takimeve që po zhvillon në Turqi, posaçërisht në Ankara, në kuadër të një vizite pune, kryetari i Fondacionit ALSAR është pritur dhe nga drejtuesi i sindikatës turke të Shëndetësisë. Z. Devlet Sert, një mik, bashkëpunëtor e mbështetës prej një kohe të gjatë i Fondacionit ALSAR, e priti z. Mehdi Gurra në selinë e sindikatës dhe pati me të një bisedë të ngrohtë.Ai i shprehu vlerësimet mikut nga Tirana për aktivitetet e kryera nga Fondacioni ALSAR gjatë vitit...

Kryetari i Fondacionit ALSAR ka zhvilluar një vizitë në selinë e TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Z. Mehdi Gurra është pritur në vizitën në Ankara nga kryetari i TİKA-s, z. Abdullah Eren, në një takim ku ka mbizotëruar fryma miqësore.Kryetari i TİKA-s është uruar për detyrën e re nga z. Gurra, që i ka shprehur dhe gëzimin e veçantë për postin mikut të vjetër të Fondacionit ALSAR.  Projektet e vitit në mbarim dhe projektet e vitit të ardhshëm...

Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar gjatë qëndrimit në Ankara titullarin e YTB-së, Departamentit për Turqit që Jetojnë Jashtë Vendit dhe Marrëdhëniet me Komunitetet Mike. Z. Mehdi Gurra i është rezervuar një pritje të ngrohtë nga kryetari i YTB-së, z. Abdulhadi Turus, e shoqëruar nga një bisedë e hapur, miqësore, në kuadër të bashkëpunimit.Duke e çmuar njohjen e hershme dhe miqësinë e gjatë të tij dhe të institucionit që drejton me kryetarin e YTB-së, z. Gurra i përcolli atij urimet...