Në qytetin turk të Edirnesë është mbajtur para pak ditësh, nga 31 tetori në 2 nëntor, Takimi i Dijetarëve të Ballkanit, një organizim i dytë i këtij lloji.Takimi u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islamë (Islam Alimleri Vakfı), nën kujdesin e Prefekturës së Edirnesë.Takimin e kanë ndjekur me praninë e tyre prefekti i Edirmesë, personalitete islame, klerikë dhe dijetarë, rektorë universitetesh, dhe shumë të ftuar nga vendet e Ballkanit.Në takim kanë marrë pjesë dhe organizata të ndryshme nga Shqipëria, mes...
Në një seri vizitash dhe takimesh që po zhvillon në këtë periudhë në Turqi, kryetari i Fondacionit ALSAR është ndalur në Edirne dhe ka vizituar Fondacionin Mimar Sinan (Mimar Sinan Vakfı).Mirëseardhjen ia ka uruar kryetari i Fondacionit Mimar Sinan, z. Hasan Gümüş, me të cilin ka patur një bisedë, ku është diskutuar për perspektivat e bashkëpunimit dypalësh.Mikpritësi dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, kanë folur për marrëdhëniet midis dy institucioneve.Ndërsa është vënë në dukje aktiviteti botues i ALSAR-it,...
Kryetari i Fondacionit ALSAR ka vizituar në Ankara dhe selinë e Konfederatës HAK-İŞ, entit të njohur sindikal në Turqi. Ai është pritur nga kryetari i konfederatës, z. Mahmut Arslan, i cili i ka uruar mirëseardhjen. Bashkëbisedimi gjatë vizitës ka krijuar mundësinë për t’u njohur me aktivitetet e dy institucioneve gjatë kësaj periudhe dhe për të shkëmbyer ide për forcimin e bashkëpunimit kur është folur në terma konkretë të interesit reciprok. Z. Mahmut Arslan falënderoi z. Mehdi Gurra për bashkëpunimin institucional...