• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Me përkushtimin e gjithhershëm për të qenë në krah të jetimëve, për t’i ndihmuar dhe për t’i bërë të mos ndihen të vetëm, ALSAR realizoi të shtunën, më 28 janar, shpërndarjen e një sasie pakosh me ushqime.Ndihma u nda në ambientet e jashtme të fondacionit për jetimët e shoqëruar dhe me familjarë.Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 50 jetimë.I pranishëm dhe aktiv në shpërndarjen e ndihmës ushqimore ishte dhe drejtori i qendrës në Gjermani të EMİN-it, shoqatës humanitare...

Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara në qarkun e Kukësit është bërë dhe shpërndarja e një numri të konsiderueshëm të sobave për ngrohje.Përfitues të projektit humanitar të ndihmave dimërore të realizuar më 27 janar kanë qenë nxënës të shkollave “Përbreg” dhe “Elmaz Ademi”.Veprimtaria humanitare u zhvilluar në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Kukës. Për nxënësit e këtyre shkollave u dhuruan 20 soba për ngrohje.Projekti u realizua me mbështetjen e shoqatës humanitare EMİN, me qendër në Gjermani.Një përfaqësues i saj dhe...

Në qarkun e Elbasanit u realizua në fundjavë projekti i shpërndarjes së fidanëve të arrave.Në aktivitetin humanitar me shumë të pranishëm dhe të ndjekur me interes u shpërndanë 1000 fidanë arrash.Fidanët u dhuruan për 20 familje jetimësh. Çdonjëra prej tyre mori 50 rrënjë.Përfituesve të ndihmës me fidanë u është dhënë një mundësi e mirë për të siguruar pas një kohe të ardhura të qëndrueshme dhe për të përmirësuar jetesën.Shpërndarja e fidanëve është veç një prej projekteve të vëna periodikisht në...