25
AprDuke mos lënë asnjë ditë pa mbuluar me aktivitet humanitar, ‘Fondacioni Alsar’ dhe organizata humanitare ‘Emin’ me qendër në Gjermani vijojnë shpërndarjen e ndihmave humanitare.Duke udhëtuar në periferi të Tiranës, ‘Fondacioni Alsar’ dhe ‘Emin’ u gjendën në fshatin Pashkashesh dhe Fravesh ku 70 familjeve në nevojë dhe familjeve të jetimëve ju shpërndanë ndihma humanitare në pako ushqimore.
Gjatë ditës së sotme edhe pse fundjavë, në ambientet e fondacionit ‘Alsar’ vijon përmbushja me seriozitet e projekteve të muajit të Ramazanit.Mbi 50 fëmijë jetimë përfituan veshmbathje nga projekti në kuadër të Ramazanit në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ me qëndër në Gjermani.Në vijueshmëri, projektet humanitare në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Emin’ në kuadër të muajit të Ramzanit përgjatë ditëve nuk do të ndalojnë.
Në bashkëpunim me organizatën humanitare me qendër në Gjermani ‘Emin’ shpërndahen pako ushqimore për familjet e jetimëve dhe për njerëzit në nevojë.Në ditët e fundit të muajit Ramazan, në ambientet e ‘Fondacionit Alsar’ u shpërndanë 50 pako me produkte ushqimore të ndryshme për familjet e jetimëve dhe për familjet në nevojë. Kjo ndihmë erdhi në momentin e duhur që edhe shtresat nëvojë të festojnë si duhet festën e ‘Fiter Bajramit’.Shpërndarja e ndihmave në bashkëpunim me partnerët tanë do vijojë deri...