Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në këto ditë shtatori një veprimtari humanitare të kushtuar jetimëve.Pranë ambienteve të tij janë shpërndarë pako me ushqime, të dhëna për 50 fëmijë jetimë.Kjo ndihmë me artikujt bazë ushqimorë është mundësuar nga EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.EMİN jep një ndihmë ushqimore periodike për jetimët; shpërndarja u krye në kuadër të saj.Bashkëpunimet frytdhënëse të Fondacionit ALSAR me organizata dhe ente partnere sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për jetimët në aspektin humanitar.
Një veprimtari humanitare është zhvilluar në mjediset e Fondacionit ALSAR në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për fëmijët jetimë.Në sallën e konferencave të fondacionit u krye shpërndarja e zarfave me këstin e tremujorit të dytë të ndihmës financiare periodike.Atë e përfituan 281 jetimë falë mbështetjes së dhënë nga organizata humanitare IHH me qendër në Holandë.Ndihma financiare periodike e dhënë këtyre jetimëve i përkiste tremujorit nga 1 prilli në 30 qershor të vitit aktual.Aktiviteti humanitar i ALSAR-it nuk resht as në...
Kurban Bajrami ka sjellë si përherë buzëqeshje e gëzim te fëmijët, të mësuar me marrjen e dhuratave.Jetimët, në veçanti, kanë ndjerë përkujdesin e Fondacionit ALSAR, të shtuar në momente kur ajo merr simbolikë më të fuqishme.Si në çdo Kurban Bajram, për jetimë janë dhuruar veshmbathje të reja, përzgjedhur në qendrat tregtare të kryeqytetit.Në një aktivitet të tillë dhurues, veshmbathje u janë dhuruar 120 jetimëve; përjetues të çasteve të lumtura në shoqëri bashkëmoshatarësh.Dhurimin e veshmbathjeve e ka mundësuar mbështetja e organizatës...