Një ribotim i kërkuar
Në këtë botë shkojnë e vijnë qytetërime, lindin, shkëlqejnë, zbehen e shuhen shtetarë, njerëz të fjalës, të penës, të veprimit, prijësa, por për ndjekësit e Islamit nuk ka dhe nuk ka për të patur njeri më të dashur e më të nderuar se Muhammedi a.s. Vula e profetëve, i Dërguari i fundit i Zotit për njerëzinë, përbën frymëzimin për jetën e miliarda krijesave njerëzore, shembullin e ndjekur prej tyre derisa i lënë lamtumirën kësaj bote. Ai ka qenë, është dhe do të jetë më i dashuri njeri për çdo musliman gjersa kjo jetë mbi tokë siç e njohim ne të marrë fund.
Kurban Bajrami, kremtim i sakrificës njerëzore për hir të Zotit
Bashkësia muslimane anembanë botës përjeton një ndër ngjarjet më të rëndësishme fetare të vitit, festën e sakrificës, duke u paraqitur në këtë mënyrë me identitetin e saj moral, shpirtëror dhe fetar në arenën e madhe historike e botërore të zhvillimit të popujve, kulturave e qytetërimeve.