• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Një prej projekteve arsimore të Fondacionit ALSAR, ai i kurseve të gjuhës turke, ka rinisur mësimi në fillimin e vitit të ri shkollor 2023-2024.Kursi do t’u shërbejë djemve dhe vajzave të tij për të përvetësuar një gjuhë të huaj, për të shtuar kulturën gjuhësore, dhe për t’u krijuar mundësi për studime të mëtejshme në të ardhmen në Turqi.Kursi do të funksionojë gjatë gjithë vitit shkollor 2023-2024 dhe do të jetë i ndarë në tre grupe, me nxënës të shkollave 9-vjeçare...

Bazuar në programin e saj arsimor, për t’iu ofruar  studentëve mbështetje dhe mundësi për të fituar përvojë si për kërkime ashtu edhe për shprehitë e duhura profesionale, Fondacioni “ALSAR” gjatë periudhës janar – maj të këtij viti ka vijuar programin e krijimit të mundësive për zhvillimin e praktikave mësimore për studentët e fakultetit të shkencave sociale me synimin që të mund të marrin përvoja administrative e trajnime profesionale, duke i aftësuar ata për tregun e punës, dhe duke realizuar njëherazi...

Fondacioni “ALSAR” me synimin për t’iu ofruar mundësi kualifikimi e aftësimi profesional nënave të fëmijëve jetimë, tashmë me një përvojë 3 – vjeçare, ka vijuar organizimin e kursit të rrobaqepësisë për t’iu ofruar mundësi punësimi në këtë profil, që tashmë është i kërkuar nga tregu i punës.Ky program aftësimi profesional është ndjekur me interes në vijimësi nga 50 nëna të fëmijëve jetimë, të cilat kanë përfituar jo vetëm njohuritë përkatëse nga programi teoriko-praktik i profilizuar në prerje e qepje, por...