Në përmbushje të misionit të Fondacionit “ALSAR” për asistencën shumëplanëshe ndaj fëmijëve jetimë, nisi gjatë muajit janar, programi i formimit të fëmijëve me njohuri në gjuhët anglisht e turqisht si dhe ai i edukimit etiko-moral e fetar. Për këtë qëllim u ngritën 4 kurse me pjesëmarrjen e 100 fëmijëve jetimë. Kurset drejtohen nga profesorë të aftë dhe të specializuar, që të punojnë me këtë grupmoshë dhe me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizuale, për t’i bërë këto kurse sa...