Fëmijët jetimë ishin kryefjalë e aktivitetit humanitar të zhvilluar sot, më 28 mars, në ambientet e Fondacionit ALSAR.Në kuadër të ditëve të solidaritetit human në Ramazan dhe projekteve humanitare në realizim gjatë këtij muaji, për jetimë u shpërndanë ndihma në veshmbathje.Një grup dhuruesish në Holandë bënë të mundur një kontribut në veshmbathje për 50 fëmijë jetimë.Në dhënien e veshmbathjeve dhuratë fëmijëve mori pjesë si koordinator dhe përfaqësues i dhuruesve z. İsmet Yen.Me kontributin e të njëjtëve dhurues janë shpërndarë dhe...
Solidariteti human i shpërfaqur më fort në Ramazan vazhdon të nxisë nisma humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.Përmes projektit të radhës janë shpërndarë sot në fshatin Vilëz të Tiranës ndihma në ushqime. Një sasi prej 84 pakosh me artikujt bazë ushqimorë u është dhënë familjeve në nevojë të këtij fshati.Shpërndarjen e kësaj ndihme, që në tërësinë e saj përbëhet nga 100 pako ushqimore, 16 prej të cilave ndahen të martën për fëmijë jetimë, e mundësoi një grup dhuruesish në...
Ndër veprimtaritë humanitare të së shtunës, më 25 mars, një iu kushtua invalidëve në qytetin e Shkodrës, edhe më herët të ndihmuar nga Fondacioni ALSAR.Për paraplegjikë dhe tetraplegjikë u shpërndanë 50 pako me ndihma, artikuj ushqimorë të nevojshëm për çdo familje.Veprimtaria pati mbështetjen e WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, kontribuese në organizimin e disa aktiviteteve humanitare gjatë këtyre ditëve.Me kontributin e saj u shpërndanë në tërësi 200 pako ushqimore, në Klos, Tiranë dhe Shkodër.Aktivitetet u zhvilluan në...