Në ambientet e Fondacionit ALSAR u zhvillua aktiviteti i dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.Salla e konferencave u mbush me jetimë për të cilët kujdesi nga Fondacioni ALSAR është i vazhdueshëm.Zarfat me shumën monetare iu shpërndanë fëmijëve nga dy përfaqësues të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani mbështetëse e projektit.Ndihmën e përfituan 50 fëmijë jetimë.WEFA kontribuon prej kohësh për projektin humanitar të dhënies së ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.
Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani kanë vijuar projektet në ndihmë të familjeve të jetimëve.Pas shpërndarjes së zekatit dhe të ndihmës së vazhdueshme ekonomike, Fondacioni ‘ALSAR’ mundësoi shpërndarjen e kutive me ushqime për familjet e jetimëve.Në këtë projekt përfituan 50 familje jetimësh.
Fondacioni ‘ALSAR’ vijon mbështetjen ekonomike për fëmijët jetimë. Në ditën e sotme, në ambientet e Fondacionit ‘ALSAR’ u zhvillua shpërndarja e çeqeve ku përfituan ndihmën ekonomike 270 fëmijë jetimë.Projekti u zhvillua në bashkëpunim me partnerët e organizatës humanitare ‘IHH’ me qendër në Hollandë.Projektet humanitare në mbështetje të fëmijëve jetimë zënë një vend të veçantë në aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.