• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Projektet e shtrimit të iftareve dhe të dhënies së vakteve të paketuara të iftareve ndjekin njëri-tjetrin ndërsa muaji i Ramazanit hyn në javën e fundit të tij.Ato i mbështeti gjatë këtyre ditëve dhe WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.Për anëtarë të Shoqatës së Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikëve të Shkodrës u shtrua iftar në një ambient të gjerë.Në Tiranë, për shtresa në nevojë dhe pjesëtarë të komunitetit rom u shpërndanë vakte të paketuara iftari, për t’u ngrënë në mjedise...

Ndërsa Ramazani ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit, Fondacioni ALSAR vazhdon të realizojë me intensitet projekte humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë.Aktiviteti i radhës u zhvillua këtë të hënë në njësinë administrative të Petrelës, ku u shpërndanë pako me ushqime.Projekti u realizua në koordinim me njësinë administrative të Petrelës, si pjesë e kontingjentit të ndihmave të dhënë Bashkisë së Tiranës.Pakot ushqimore i përfituan 150 familje të kësaj njësie, pjesë e shtresave sociale në nevojë.Me mbështetjen nga TİKA, Agjencia Turke...

Në ditën e dytë të aktiviteteve humanitare të zhvilluara me mbështetjen nga IHH, me qendër në Holandë, janë shpërndarë pako me ushqime për familje në nevojë në Labinot-Mal dhe Labinot-Katund.Ndihma e shpërndarë të dielën përbëhej nga 300 pako me artikujt bazë ushqimorë. Në Labinot-Katund u dhanë 250 pako, dhe 50 të tjera në Labinot-Mal.Ky ishte kontingjenti i dytë i ndhmës ushqimore të shpërndarë me mbështetjen e IHHNL-së. Një kontingjent i parë prej 200 pakosh është shpërndarë pak javë më parë.IHHNL...