Etnokultura shqiptare është temë e botimit më të ri të Fondacionit ALSAR.I dalë tani nga shtypi, “Horizonte etnokulturore” ka për autor prof. dr. Ramazan H. Bogdanin, “Mjeshtër i Madh”.Vepra është përmbledhje e punës së gjatë studimore së shkruesit të saj, e aktivitetit intensiv në art dhe shkencë.Etnokultura dhe autobiografia përbëjnë dy linjat në të cilat është ecur në vepër, të pandara siç duket nga shkrirja e jetës së autorit në profesionin të cilit i kushtoi dekada të tëra mbushur me...
Një titull i ri zë vend në vargun e botimeve të Fondacionit “ALSAR”. Një botim i ri për një temë që nuk i ikën kurrë koha.“ALSAR” sapo e botoi veprën e autorit Zekeriya Güler, teologut turk; një punim mbi pozitën e gruas në Islam, mbi identitetin dhe personalitetin e saj, bazuar në fjalët e të Dërguarit të Zotit.Nga sa e bën të qartë teksti në kapakun e prapmë të botimit, përmes përpjekjes për t’i komentuar hadithet profetike është dhënë mundësia...
Fondacioni “ALSAR” e ka bartur në një tjetër shesh “Skënderbej”, në një tjetër kryeqytet të shqiptarëve, ekspozitën e kushtuar 100 viteve të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Stendat e ekspozitës “Tirana 100 vjet kryeqytet” kanë mbushur sot sheshin “Skënderbej” të Prishtinës, për të qëndruar aty për dy ditë, më 16 dhe 17 dhjetor, aq sa ç’është menduar për t’u ekspozuar, pasi do të shëtisin dhe në qytete të tjera të hapësirës shqiptare. Interesim i kënaqshëm është treguar për ekspozitën e...