• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Si për çdo vit në muajin e agjërimit, Fondacioni ALSAR shtroi një iftar në hotelin “Tirana International”. Ftesës iu përgjigjën personalitete të ndryshme, figura të njohura të shoqërisë sonë, diplomatë, drejtues lokalë, klerikë, intelektualë, aktivistë socialë dhe mirëdashës.Vargjet kur’anore dhe tingujt orientalë shoqëruan pritjen e mysafirëve dhe i dhanë ngrohtësi mjedisit të iftarit tradicional të ALSAR-it.Këndimin e Kur’anit në hyrje të iftarit e bëri imami i xhamisë Valide Sulltan në Fatih të Stambollit, Mehmet Polat.Të ftuarve iu drejtua me një...

Pas një angazhimi njëmujor me aktivitete të dendura humanitare dhe një qëndrimi të gjatë në terren në Ramazan, drejtuesit e ALSAR-it kanë pritur në ambientet e fondacionit, në mbarim të tij, bashkëpunëtorë e miq, njerëz të sferave të ndryshme.Pritja në ditën e Fitër Bajramit është shndërruar në një traditë, si një festë brenda festës së madhe, ku shkëmbehen urime dhe përvoja agjërimi.Hapësira e zyrës së kryetarit, z. Mehdi Gurra, u mbush me zërat urues të vizitorëve të larmishëm, nga më...

Salla e Pallatit të Kulturës të Cërrikut do të mbushej pasditen e së dielës, ditës së fundit të tetorit, me ndjekës të programit fetaro-kulturor kushtuar Profetit Muhamed.Programi “Mirë se erdhe Mëshira e mbarë Botës” u përgatit në një bashkëpunim mes Fondacionit ALSAR dhe Bashkisë së Cërrikut.Programi qe konceptuar si një ndërthurje e ligjëratave, leximit të Kur’anit, fjalës përshëndetëse dhe fjalës së rastit.Në çdo fjalë të mbajtur u vu në pah personaliteti i jashtëzakonshëm i të Dërguarit të Zotit, rëndësia e...