• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR përmban gjatë dimrit realizimin e një vargu projektesh që synojnë të lehtësojnë për të ndihmuarit përballimin e veçorive të kësaj stine.Ndër projektet e përsëritura vit pas viti është ai i dhurimit të sobave për shtresa në nevojë.Kështu, në kuadër të një projekti të ndihmës dimërore, janë dhuruar soba për ngrohje për shkollën 9-vjeçare në Mushqeta dhe për të mesmen e bashkuar në Krrabë.Në aktivitetin e dhurimit morën pjesë administratori i njësisë Krrabë, nxënës, mësues dhe...

Botimet ALSAR vijnë në këtë dhjetor me një buqetë prej gjashtë titujsh, të sapodalë nga shtypi. Pesë prej tyre janë botime të reja, e një është ribotim.Nëpërmjet studiuesit turk İlkay Erken mbërrin një punim shumë interesant dhe i dobishëm për tre qytete tonat, të parë në të shkuarën e tyre osmane.“Tri kasaba osmane në Shqipërinë e Jugut: Vlora, Berati, Gjirokastra (Shekulli XIX)”, përmban të dhëna të vlefshme, me një përshkrim lehtësisht të përthithshëm.Lexuesit i jepen për t’u lexuar gjithashtu kumtesat...

Fondacioni ALSAR e përjetoi me dhimbje largimin nga kjo botë të kryetarit të Shoqatës Tirana, me të cilin ka patur një bashkëpunim të gjatë dhe mjaft të suksesshëm.Arben Tafaj ishte një mik i vyer i institucionit tonë, një bashkëpunëtor i çmuar.Ai nuk do të ndalej në dy dekada e më shumë jetë si drejtues i Shoqatës Tirana në përpjekjen për t’i ngritur lart dhe përçuar vlerat e qytetit e të banorëve të hershëm të tij,kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve.Personalitet dhe...