Fondacioni ALSAR dhe bashkëpunëtorët e tij ndërkombëtarë vazhdojnë të zhvillojnë aktivitete humanitare në ndihmë të shtresave në nevojë në vendin tonë.Mijëra njerëz janë ndihmuar; jetimë, nevojtarë dhe komunitete e kanë parë të konkretizuar frymën e solidaritetit human, të pranishme më shumë se kurdoherë në këtë muaj të madhërueshëm.Pjesë qenësore e aktiviteteve të ALSAR-it në këtë periudhë tridhjetëditore vijon të jetë shtrimi i iftareve apo shpërndarja e ushqimit të parapërgatitur e të paketuar për iftar.Për t’u ardhur në ndihmë shtresave në...
Fondacioni ALSAR e shtrin më tej gjeografinë e zhvillimit të aktiviteteve humanitare ndërkohë që muaji i begatë i agjërimit është në të mbaruar të tij.Nga veriu në jug, shtresa në nevojë kanë ndier në Ramazan përkrahjen e ALSAR-it dhe të partnerëve të tij dhe kanë prekur ndihmën konkrete.Kjo ndihmë ka mbërritur dhe në Devoll, e kushtuar familjeve në nevojë. Sasia e shpërndarë atyre përbëhej nga 150 pako me artikujt bazë ushqimorë.IHH, organizata humanitare me qendër në Holandë, e mbështeti zhvillimin...
Përmasat e aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR në muajin e Ramazanit shtohen e zgjerohen dita-ditës.Një pjesë e mirë e këtij aktiviteti kryhet me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të ALSAR-it, ente me një kontribut të çmueshëm humanitar.Mes kontribuesve është radhitur dhe UKIM (UK Islamic Mission), organizata me qendër në Britaninë e Madhe, mbështetëse e dy aktiviteteve kryesore humanitare të kësaj periudhe intensive në punën e ALSAR-it.Falë këtij kontributi, në fshatin Vilëz të njësisë administrative të Zall-Bastarit në Tiranë janë shpërndarë 50...