Në Fondacionin ALSAR bëri një vizitë drejtori i projekteve të WEFA-s, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani.Z. Mehmet Bakıcı ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, në zyrën e të cilit u zhvillua më pas një bisedë miqësore.Thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta humanitare e mbizotëroi tematikën në bisedë. U diskutua për zgjerimin e projekteve dhe mundësitë për projekte të reja.Trajtimi i perspektivave të ndërveprimit ishte pjesë e natyrshme e bisedës.WEFA është një prej organizatave...
Të rinjtë turq të programit të shkëmbimit të përvojave vizitojnë Fondacionin ALSARKryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, priti për një vizitë pjesëmarrësit aktivë në veprimtarinë humanitare të shpërndarjes së fidanëve të agrumeve për familje të fëmijëve jetimë.Vizitorët i shoqëronte koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan. Studentët turq ishin gjithashtu në shoqërinë e drejtuesit të tyre dhe të agronomit të ardhur nga Turqia.Të rinjtë aktivistë, të ardhur në kuadër të programit të shkëmbimit të përvojave, mësuan nga mikpritësi,...
Si pjesë e pandashme e aktivitetit kulturor të Fondacionit ALSAR, projekti i dhurimit të librave vijon të zhvillohet e të pasurojë bibliotekat e institucioneve të ndryshme.Një veprimtari e këtillë dhuruese u krye këtë të enjte në Elbasan dhe Korçë, ku u dhanë qindra libra për bibliotekat universitare dhe të qyteteve.Për bibliotekën e qytetit të Elbasanit u dhuruan 116 tituj. Ndërkaq, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” mori dhuratë 115 tituj.Bibliotekës së qytetit të Korçës iu dhanë 122 tituj, dhe për Universitetin “Fan S....