18
MarTirana do të përjetonte një ngjarje të madhe më tepër se tre dekada më parë, rihapjen e xhamisë në sheshin e saj qendror. 18 janari i vitit 1991 shënonte kthimin e lirisë së besimit, aq shumë të ëndërruar dhe të kërkuar.Një program kushtuar 32-vjetorit të atij momenti të paharrueshëm historik për besimtarët dhe qytetarët e kryeqytetit dhe të Shqipërisë u organizua dhe u mbajt nga Fondacioni ALSAR në ambientet e hotelit “Tirana International”.Vargjet kur’anore të kënduara mjeshtërisht mga mysafiri nga...
E enjtja ishte ditë ekskursioni për një grup djem e vajzash të kurseve të gjuhës turke pranë Fondacionit ALSAR; një vizitë në qytetin mijëvjeçar të Beratit, si destinacion i vizitueshëm në çdo kohë e stinë, me trashëgiminë e pasur historike, kulturore dhe arkitekturore.Ekskursioni u organizua në kuadër të veprimtarive kulturore të fondacionit të kushtuara njohjes së historisë dhe bukurive të vendit tonë, të qyteteve tona. Një traditë e konsoliduar vit pas viti.Ndjekësit e kurseve të gjuhës turke vizituan objekte muzeore...
Në sallën “Balsha” të hotelit “Tirana International” u zhvillua ceremonia e paraqitjes së librit, “Për Toptanasit që di – Midis Lindjes dhe Perëndimit”, të autorit Ajten Toptani, dhe një botim i Fondacionit ALSAR.Mes një pjesëmarrjeje të gjerë, në promovim u fol për tematikën dhe vlerat e librit, e u shprehën gjithashtu konsideratat për Botimet ALSAR.Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, i cili tha:“Të nderuar pjesëmarrës në paraqitjen e këtij botimi!Mbledhja në këtë sallë për...