Në vrullin e aktivitetit të pandërprerë humanitar, për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe institucioneve të ndryshme, Fondacioni “ALSAR” siguroi kohët e fundit një sasi ndihme në artikuj higjienikë dhe aparatura mjekësore.Ndihma përbëhej nga 937 koli me artikuj higjienikë, ndryshe pelena higjienike, apo “pampers”, të përmasave të ndryshme dhe për mosha të ndryshme, nga të vegjël në të moshuar, dhe dy aparatura dialize.Sasia e artikujve higjienikë iu dha Bashkisë së Tiranës, për t’u shpërndarë prej saj për nevojtarë...
Fëmijët jetimë zënë një vend të posaçëm në aktivitetin humanitar të Fondacionit “ALSAR”. Përkushtim i madh, energji të shumta, dhjetëra projekte, kushtuar të gjitha mbështetjes konkrete, ndoshta jetike, për këtë pjesë të shoqërisë sonë, jo të paktë në numër.Si “Alternativa e së ardhmes”, fondacioni u ka dhënë këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre ndihmë dhe mbështetje të pareshtur, shtrirë në vite dhe në shumëllojshmëri. Prania e “ALSAR”-it tek ta është e gjithkundshme, si një strehë ku përkujdesja nuk mungon asnjëherë.Financiare,...
Projektet me karakter humanitar ndjekin njëri-tjetrin në përditshmërinë e Fondacionit “ALSAR”. Realizimi i një projekti nënkupton vetiu nisjen e një tjetri, me pak ose aspak hapësirë mes tyre.Dita e parë e javës, 14 qershori, filloi me një aktivitet humanitar në Malësi të Madhe, për shpërndarje veshmbathjesh për banorë të kësaj zone.Konceptuar si një ndihmë për familje në nevojë, kontingjenti me veshmbathje përmbante këmisha, fustane, këpucë dhe metrazhe. Në sasi të konsiderueshme, veshmbathjet ishin të ndara për burra, gra dhe vajza...