Fondacioni ALSAR ka nisur tashmë në bashkëpunim me organizata partnere veprimtaritë humanitare në kuadër të muajit të Ramazanit.Ditët e solidaritetit human janë një periudhë kohore gjatë së cilës u vihet në ndihmë nevojtarëve kudo që gjenden më së pari me artikujt ushqimorë më të nevojshëm.Në fillim të kësaj jave pati aktivitete humanitare në Shkodër, në të cilat u shpërnda një sasi e konsiderueshme pakosh ushqimore.Me mbështetjen e një organizimi të posaçëm ndihme për këtë muaj, nga ATİB dhe HİLAL, me...
Një prej projekteve që ka nisur të realizohet prej në nisje të Ramazanit nga Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ai i shtrimit dhe shpërndarjes së iftareve anekënd vendit.Mbështetja e TİKA-s për realizimin e këtij projekti është thelbësore dhe, sigurisht, së tepërmi e lavdërueshme.Synimi është ambicioz: iftare për 3000 persona në një muaj, me një mesatare të shtrimit apo shpërndarjes në paketime të posaçme të iftareve për rreth 100 persona për çdo mbrëmje...
Me ndjenjën e shtuar të solidaritetit human në prag të Ramazanit, Fondacioni ALSAR dhe HASENE-ja, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, shpërndanë dhe sot ndihma në pako me ushqime.Veprimtaria e sotme humanitare ishte e katërta në radhë përgjatë kësaj jave, prej së hënës në të enjten. Pogradeci u bë vendqëndrimi i shpërndarësve të ndihmave ushqimore pas Tiranës, Gramshit dhe Malësisë së Madhe.Për familje në nevojë të Pogradecit u dhanë 300 pako ushqimore. Përfaqësuesit vullnetarë të HASENE-së i dërguan pakot...