• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com

Tanimë me një traditë të gjatë dhe të konsoliduar, kurset pranë Fondacionit ALSAR kanë hapur dyert për dhjetëra nxënës e nxënëse.Në kuadër të aktivitetit arsimor të ALSAR-it, kurset sigurojnë mësim të gjuhës turke dhe angleze, si dhe edukim të karakterit etiko-moral, duke u ardhur kështu në ndihmë ndjekësve të tyre në tre lëndë të ndryshme.Mësimdhënia cilësore dhe mjetet bashkëkohore didaktike ua bëjnë të lehtë kursantëve përthithjen e dijeve.Kurset e zhvilluara në ambientet e Fondacionit ALSAR vijojnë përgjatë gjithë vitit shkollor...

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar në këto ditë shtatori një veprimtari humanitare të kushtuar jetimëve.Pranë ambienteve të tij janë shpërndarë pako me ushqime, të dhëna për 50 fëmijë jetimë.Kjo ndihmë me artikujt bazë ushqimorë është mundësuar nga EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.EMİN jep një ndihmë ushqimore periodike për jetimët; shpërndarja u krye në kuadër të saj.Bashkëpunimet frytdhënëse të Fondacionit ALSAR me organizata dhe ente partnere sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për jetimët në aspektin humanitar.

Mijëra nxënës në të katër anët e vendit kanë nisur vitin e ri shkollor, rrugëtimin e gjatë të marrjes së dijeve e të përgatitjes për t’u bërë nesër pjesëtarë të denjë të shoqërisë.Aktiviteti mësimor përbën për shumë prej familjeve të tyre dhe një sfidë ekonomike, në nevojën për t’u siguruar fëmijëve mjetet e domosdoshme për ndjekjen e duhur të shkollës.Dhe si në çdo shtator, Fondacioni ALSAR u gjendet pranë fëmijëve dhe të rinjve me ndihma të prekshme, të dobishme, duke...