Në ambientet e Fondacionit ALSAR u prit dhe mbajti ligjëratë një mysafir nga Palestina, z. Abdurrezak Metani, arkeolog dhe studiues, autor i shumë librave dhe artikujve.Ai shoqërohej nga drejtues të shoqatës Burak, me qendër në Stamboll, z. Adem Yenihayat dhe z. Nihat Mörgül.Të pranishmëve të shumtë në sallën e konferencave u foli së pari kryetari i shoqatës Burak, z. Adem Yenihayat.Pas tij e mori fjalën studiuesi Abdurrezak Metani, i cili i njohu dëgjuesit me trashëgiminë islame në Palestinë dhe Jordani.Hapësirë...
Fondacioni ALSAR pati këtë të enjte një mysafir të veçantë, ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, z. Tayyar Kağan Atay.Përfaqësuesin më të lartë diplomatik të Turqisë në Tiranë e priti kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra.Ai i uroi mirëseardhjen mikut të çmuar dhe vijoi më pas me të një bisedë të ngrohtë dhe të frytshme. Z. Gurra e njohu ambasadorin e ri turk, në detyrë prej pak muajsh, me aktivitetin e gjerë të Fondacionit ALSAR.Veprimtaritë humanitare, arsimore...
“NJOHJA, VLERA E PARË E ISLAMIT – kontribut teorisë së njohjes në Islam”, shkruar nga Reshid Hafizoviq, është nxjerrë në shqip nga Botimet ALSAR.Vepra e sapodalë nga shtypi është një përkthim nga boshnjakishtja, me temë, siç sugjeron titulli, Islamin dhe teorinë e njohjes në të.Autori, me një aktivitet të gjerë akademik në Sarajevë e më gjerë, ka shkruar një sërë veprash, i dalluar gjithashtu dhe për përkthime nga disa gjuhë të huaja.Ky botim i ri paraqet interes për tematikën, duke...