Në këtë ditë feste për besimtarët muslimanë, në këtë ditë të madhe kremtimi, Fondacioni ALSAR përcjell urimet më të mira.Ky moment final i një muaji sakrifice, devotshmërie dhe adhurimi meriton të festohet si duhet, meriton të përjetohet si një gëzim më se i përligjur.Përkushtimi ndaj Zotit kapi maja në Ramazan, e bëri krijesën njerëzore më të përulur, më adhuruese, më sfiduese ndaj egos, shumë më të prirur ndaj së mirës dhe shumë më të frenuar ndaj së keqes.Muajin e agjërimit...
Thuajse në mesin e muajit të Ramazanit, Fondacioni ALSAR ka shtruar iftarin tradicional, duke mbledhur rreth tryezave personalitete të fushave të ndryshme.Iftarin e shtruar në mjediset e “Hotel Tirana International” e nderuan me pjesëmarrjen e tyre ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Tayyar Kağan Atay, përfaqësues të trupit diplomatik, koordinatori i TİKA-s në Tiranë, përfaqësues të pushtetit lokal, akademikë, historianë, teologë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues institucionesh, bashkëpunëtorë e të ftuar të tjerë.Pritjen ua bëri mysafirëve kryetari i...
Si pjesë e një iniciative për të bërë të njohur anembanë vizionin e shtetit turk për një botë më të drejtë dhe për reformimin e institucioneve që sigurojnë rendin ndërkombëtar, Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Republikës së Turqisë mbajti sot në Tiranë një panel.“Një botë më e drejtë është e mundur” ishte tema rreth së cilës do të diskutohej, në kuadër të Forumit Publik Stratcom.Materialin filmik në nisje të panelit e pasoi një përshëndetje me video e drejtuesit të...