• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
VEPRIMTARI KULTURORE, TAKIM ME PERSONALITETE

Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të programit të tij kulturor “Takim me personalitete”, organizoi në qytetin e Durrësit në bashkëpunim edhe me qendrën “Dyrrah for Charity” një veprimtari në të cilën ishin të ftuar dy personalitete të shquara akademiku Ahmed Ferid Mustafa dhe profesori Hamdi Arslan nga Turqia .

Gjatë këtij takimi arkitekti, studiuesi dhe akademiku i mirënjohur Ahmed Ferid Mustafa mbajti ligjëratën e tij me temë : “Planifikimi urban i qytetit te Medines së Ndritshme” ku ndër të tjera u shpreh se “Miliona muslimanë vizitojnë xhaminë e Profetit në Medine çdo vit, por shumë pak e dinë se Medina Munawwarah, Qyteti i Dritës, nuk është vetëm zgjidhja e parë në Islam, por edhe një shembull i shkëlqyer i planifikimit urban.

Ai gjatë prezantimit të tij, hodhi dritë mbi masterplanin e këtij qyteti, që përfshin infrastrukturën, transportin, objektet e komunitetit dhe planifikimin e përdorimit të tokës. Këto studime të kryera janë bazuar në projektet e planifikuara të zhvillimit, dendësinë e popullsisë dhe rritjen e parashikuar të popullsisë së përhershme dhe vizitorëve në qytet. Gjenerimi i këtyre të dhënave ndihmoi në udhëheqjen dhe formësimin e planit gjithëpërfshirës. Ne duhet ta kuptojmë bukurinë dhe rëndësinë e Islamit dhe gjithashtu t’i bëjmë të ditur opinionit publik çfarë trashëgimie të pasur që kemi të bazuar në Kur’an dhe Traditen Profetike që përfshin nivele të ndryshme nga individi deri tek Bashkesia” tha Dr. Mustafa.

Ndersa profesori Hamdi Arslan ne ligjeraten e tij trajtoi temen rolit dhe rendesise se vellazerise ne Islam . gjate se ciles theksoi se : Një nga urdhrat bazë të Islamit është që myslimanët ta shohin njëri-tjetrin si vëllezër dhe të bëjnë atë që kërkon vëllazëria. “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër!..” Pra, besimtarët nuk janë gjë tjetër përveçse vëllezër dhe për rrjedhojë, duhet të sillen si vëllezër me njëri-tjetrin. Ndërsa Profeti (a.s.), ka thënë: “Nuk do të keni besuar (plotësisht), pa dëshiruar për vëllain tuaj atë që dëshironi për veten!” Rëndësia e saj është shumë e madhe, si nga ana shoqërore e po ashtu edhe nga ajo individuale. Nga ana shoqërore rëndësinë e saj e shohim tek emigrimi i të Dërguarit s.a.v.s e i cili e kishte parë si hapin e parë të ndërtimit të shtetit në Medine pikërisht vëllazërimin në mes të Muhaxhirinëve të Mekës dhe Ensarëve të Medinës e që e dimë fare mirë se Ensarët ishin ata që çdo gjë e ndanin në dy më vëllezërit e tyre Muhaxhir duke filluar nga familja, shtëpia e deri tek pasuria në përgjithësi.

Prandaj, më qe ky ishte hapi i parë drejt ndërtimit të shtetit, pas besimit në Allahun xh.sh dhe në të dërguarin e Tij, pa dyshim se kjo ishte edhe gjëja më e rëndësishme për një shtet të ngritur mbi baza të forta dhe për një shoqëri të shëndosh e që rezultatet e kësaj shoqërie janë dëshmuar historikisht kur për një kohë mjaft të shkurtër arritën që të perhapin besimin, kulturën dhe civilizimin e tyre në të gjithe botën.

Janë këto disa nga mesazhet që u përçuan gjatë këtyre ligjëratave, të cilat u ndoqën me vëmendje e interes të veçantë nga pjesëmarrësit.

Related Post