Fondacioni ‘ALSAR’ në bashkëpunim me organizatën ‘Genç İDSB’ në kuadër të projekteve të ‘Erasmus+’ organizoi trajnimin një javor me temë ‘Get Digital & Get Skilled’ në qytetin e Stambollit.
Studentët e ekselencës të Fondacionit ‘ALSAR’ prej një jave kanë ndjekur trajnimit ‘Get Digital & Get Skilled’ në qytetin e Stambollit, Turqi. Në këtë veprimtari ku morrën pjesë studentë të ekselencës nga Turqia, Franca, Gjermania, Azerbajxhani, Bosnja dhe Shqipëria u trajnuan për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre dixhitale dhe kompjuterike por edhe në raport me formësimin e lidershipit.
Përveç aspektit profesional, u shpalosën edhe detaje kulturore por edhe prezantimi i organizatave pjesmarrëse nga gjashtë shtetet që u bënë pjesë e trajnimit ku u prezantuan atraksionet turistike dhe historike të Shqipërisë por edhe qëllimet dhe aktivitetet e Fondacionit ‘ALSAR’.
Studentët shqiptar të dërguar në Stamboll nga Fondacioni ‘ALSAR’ e shfrytëzuan mundësinë për tu njohur me kultura të reja por edhe për të vizituar qytetin dhe atraksionet historike dhe turistike të Stambollit.

