Fondacioni “Alsar” me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit ka vijuar ndjekjen e traditës së tij 12- vjeçare të organizimit të iftareve duke shprehur ndjenjat e solidaritetit human dhe të përkujdesjes ndaj shtresave të varfra shoqërore.
Jehona e traditës së shtrimit të iftareve është ndjerë kudo anembanë vendit, nën efektet e një atmosfere festive të muajit të bekuar të Ramazanit.
Në mbështetje të kësaj tradite vlerash, Fondacioni “ALSAR” ka organizuar iftare për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm.
Sofra e iftarit bashkoi drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe besimtarë të grupmoshave të ndryshme. Ky projekt, në ditët në vijim u organizua sipas një grafiku kalendarik edhe në qytete të tjera të vendit.
Duke nisur nga qyteti i Tiranës me iftaret e shtruar për individë të familjeve të varfra, fëmijë jetimë, besimtarëve të grupmoshave të ndryshme dhe studentëve, për t’iu dhënë atyre ngrohtësinë e përkujdesjes dhe mesazhin se janë pjesë e një familjeje të madhe. Ky projekt është shtrirë sipas një grafiku kalendarik në qytete të ndryshme të vendit me një kohëzgjatje gjatë gjithë këtij muaji të Bekuar, nga i cili përfituan 5000 persona, me synimin për të krijuar ndjenja solidare e atmosferë festive të këtij muaji të mirësive e begative hyjnore.
NrVendi zhvillimitNumri personave1Tiranë3950 persona2Restorant – “La Pergola” Tiranë200 persona3Kavajë200 persona4Konispol200 persona5Preshevë250 persona6Sanxhak200 persona5 qytete5000 persona







