• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Shpërndahen në Shkodër ndihma ushqimore nga “Türkevi”

Mes kontribuesve në shpërndarjen e ndihmave ushqimore këtë të hënë në Shkodër ishte dhe shoqata “Türkevi”, me qendër në Holandë.

Ardhur me projektin e Ramazanit të këtij viti, “Türkevi Topluluğu” kontribuoi me 50 pako me ushqime.

Përfitues në aktivitetin humanitar të organizuar nga Fondacioni ALSAR ishin familje në nevojë dhe anëtarë të shoqatës së të verbërve.

I gjithë organizimi i fillimjavës u bë në kuadër të ditëve të solidaritetit human gjatë Ramazanit, gjatë së cilave ndihma të shumta shpërndahen për shtresat më në nevojë të shoqërisë, me synimin fisnik për të përçuar shpresë në çdo shtëpi, për të lehtësuar dhe gëzuar çdo familje në këtë muaj adhurimesh.

Me një përvojë të gjatë në fushën e veprimtarive humanitare, Fondacioni ALSAR ka krijuar tashmë një traditë mjaft të mirë me ditët e solidaritetit human para dhe gjatë Ramazanit. Vazhdimin dhe forcimin e kësaj tradite e ndihmojnë sigurisht kontributet e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë.

Related Post