Aktiviteti humanitar i Fondacionit ‘ALSAR’ ka vijuar në këto ditë dhjetori me përmbushjen e projektit të ndihmave dimërore, për t’iu gjendur pranë shtresave në nevojë.
Në qytetin e Bulqizës dhe të Peshkopisë janë shpërndarë ndihma në dru zjarri, në batanije dhe në veshmbathje për familje në nevojë dhe për familje jetimësh. Në qytetin e Peshkopisë shpërndarja e ndihmës u asistuar edhe nga bashkia e qytetit.
Çdo përfitues nga ky projekt i ka përfituar një metër kub dru, dy batanije, si dhe veshmbathje për fëmijët jetimë.
Veprimtarinë e mbështeti Organizata Ndërkombëtare Islame e Bamirësisë, me qendër në Kuvajt.
Shpërndarja e ndihmave dimërore është një veprimtari e përsëritur në vazhdimësi gjatë stinës së ftohtë, me të cilën u vihet në ndihmë njerëzve më në nevojë.



