• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Në programin e aktiviteteve në prag të Kurban Bajramit ‘Fondacioni Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘WEFA’ me qendër në Gjermani, shpërndajnë ndihmën financiare të zekatit për fëmijët jetimë.

Përgjatë ditës së sotme në ambientet e Fondacionit Alsar u shpërnda ndihma financiare e zekatit për 100 fëmijë jetimë.

Përfituesit, e gjendur nën përkujdesin e pandërprerë të Fondacionit ALSAR, e morën zarfin me shumën e zekatit nga përfaqësuesit e organizatës humanitare WEFA të ardhur në vendin tonë.

Projekti i dhënies së ndihmës financiare të zekatit për jetimët mbështetet vijimësisht nga WEFA, një partner i çmuar i ALSAR-it
Nga bashkëpunimi frytdhënës kanë përfituar përmes projekteve humanitare shumë e shumë jetimë, fëmijë për të cilët kujdesi është i veçantë

image2-2.jpegimage3-3.jpegimage1-2.jpeg

Related Post