• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Fondacioni ‘ALSAR’ shpërndanë pako me ushqime për fëmijët jetimë.

Në kuadër të projekteve humanitare në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe familjeve të tyre, Fondacioni
‘ALSAR’ ka vijuar aktivitetin e tij duke shpërndarë pako me ushqime.

Përfituesit e këtij projekti ishin 170 fëmijë jetimë të cilët morën pakon me ushqime pranë ambienteve të
Fondacionit ‘ALSAR’

Projekti u mundësua në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ me qendër në Gjermani ku
përfaqësues të ardhur enkas në Shqipëri për të shtrirë aktivitetin e tyre humanitar i shpërndanë çdo
jetimi pakon me ushqime.

Aktiviteti humanitar në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘HASENE’ do të vijojë edhe në ditët në
vazhdim deri në përmbyllje të projektit.

Ky është një program i përvitshëm që realizohet nga kjo organizatë Ditët e solidaritetit ndaj femijëve
jetimë, ku përmes aktiviteteve të larmishme të karakterit humanitar synohet të kontribuohet sadopak
për lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.

Related Post