Fondacioni Alsar në kuadër zhvillimit të veprimtarive te tij kulturore më mbështetje të Ambasades se Turqise, që mundesoi organizimin e udhëtimit turistik në Turqi dërgoi një grup prej 15 fëmijësh jetimë që ndjekin kurset e gjuhes turke. Në ceremoninë e percjelljes së tyre mori pjese ambasadori i Republikes së Turqisë Z. M.Ahmet Yörük dhe kryetari i Fondacionit Alsar Z. Mehdi Gurra.
Kjo veprimtari e cila u zhvillua nga data 01-04 gusht 2018, synoi t’ju ofrojë fëmijëve pjesëmarrës një guidë të pasur kulturore historike e turistike në qytetin e Edirnese, si pjesë e një mozaiku të trashëgimisë kulturore botërore, ku u alternuan në mënyrë të larmishme zhvillimet e vizitave në parqet kombëtare turistike, muzetë arkeologjike, kulturore, historike, dhe objektet e kultit etj.
Ky udhëtim mbresëlënës, u karakterizua nga mikpritja vëllazërore dhe përkushtimi maksimal i donatorëve, për ti argëtuar e ofruar fëmijëve çaste të paharruara gëzimi e lumturie, duke lënë në këtë mënyrë gjurmë të pashlyera në memorien e tyre.

