Përmbushja e objektivit për ta përcjellë ngado frymën festive të Kurban Bajramit dhe për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve i ka gjetur në veprim punonjësit e ALSAR-it në fundjavë.
Shpërndarje e mishit të kurbanit është bërë në kryeqytet, ashtu si më herët në qytete e lokalitete të ndryshme të vendit.
Për ndarjen në Tiranë të mishit të kurbanit për 84 familje, kontributi i përket shoqatës ADEMDER, me qendër në Turqi.
Me mbështetjen e kësaj shoqate u therën 21 kokë bagëti si kurban, destinuar për aktivitetin humanitar të këtyre ditëve të festës.
Fondacioni ALSAR bashkëpunon me një varg partnerësh për projektet humanitare në Kurban Bajram, duke u ardhur në ndihmë mijëra familjeve dhe duke ua bërë dhe atyre të mundur të gëzojnë.