Në kuadër të misionit humanitar të Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë dhe të realizimit të projekteve humanitare dimërore, në fundjavë u dhuruan për fëmijë jetimë veshje për stinën e ftohtë.
Paketa e ndihmës dimërore me veshmbathje përmbante tre apo katër artikuj për çdo fëmijë, xhupa, pantallona, bluza, etj.
Shumë prej tyre e morën dhuratën në veshje në ambientet e Fondacionit ALSAR, dhe të tjerë patën mundësi të zgjidhnin gjëra për veten në një qendër tregtare në kryeqytet.
Ndihmën e përfituan 80 fëmijë jetimë, të shoqëruar nga familjarë në marrjen e saj dhe të lumturuar me veshjet e reja.
E diela e 11 dhjetorit ishte një ditë e kushtuar jetimëve dhe ndihmës për ta, me projekte të ndryshme të zhvilluara brenda disa orëve.





