• +355 4 224 1852
  • info@alsarfoundation.com
Çanta dhe mjete të tjera shkollore për jetimët

Nisja e vitit të ri shkollor është një mundësi e mirë për të kryer veprimtari humanitare dhe arsimore. Dhe nuk ka më mirë se t’u vish në ndihmë fëmijëve jetimë, që edhe ata ta nisin mbarë shkollën.

Nevoja për mjete shkollore është e para për çdo fëmijë, për çdo nxënës. E tillë është dhe për jetimët në ecje në rrugën e bukur dhe të vështirë të marrjes së dijes.

Dhe, kështu, për t’u ardhur në ndihmë jetimëve të ulur në bankat e shkollës në këto ditë të fundit të shtatorit, Fondacioni ALSAR shpërndau për ta çanta dhe mjete të tjera didaktike.

Dhuratat për vitin e ri shkollor i morën 200 fëmijë jetimë në Tiranë, përfitues të vazhdueshëm të ndihmës së Fondacionit ALSAR.

Projekti i dhurimit të çantave dhe mjeteve të tjera shkollore u realizua me mbështetjen e IHH-së me qendër në Holandë.

Ndihma për arsimimin e brezit të ri është investim për të ardhmen e shoqërisë dhe të vendit, dhe kontributi është akoma më i madh dhe më me vlerë kur ajo u jepet jetimëve.

11-min.jpg22-min.jpg33-min.jpg

Related Post