Fëmijët që ndjekin kurset e gjuhës turke në Fondacionin ALSAR kanë patur mes tyre një mik të veçantë, atasheun e arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.Metin Bulut ka parë zhvillimin e procesit mësimdhënës në vizitën e tij dhe është përfshirë në të, ka biseduar me fëmijët dhe është njohur me ecurinë e kurseve.Atasheu ka patur mundësinë të vërejë nivelin mësimdhënës në këto kurse, të shohë përdorimin e mjeteve bashkëkohore gjatë shpjegimit të lëndës, e të kuptojë interesin...
Duke ndërthurur aktivitetin arsimor dhe humanitar, Fondacioni ALSAR vijon programin për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të shkollave publike.Në dy shkolla të Përrenjasit u dhuruan të mërkurën, më 6 tetor, çanta dhe mjete kancelarike për nxënësit, dhe botime të ALSAR-it për trupin pedagogjik.Ndihmat u dhanë në Shkollën 9-vjeçare “Rrajcë-Fushë” dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali Halili”.Përfitues të ndihmave të ALSAR-it ishin 811 nxënësit e dy shkollave. Veç tyre, çdo pjesëtar i trupit pedagogjik të këtyre dy shkollave mori...
Stacioni i dytë në realizimin e projektit të Fondacionit ALSAR për shpërndarjen e çantave të shkollës dhe të mjeteve të tjera didaktike në këtë fillim të vitit të ri shkollor ishte Lazarati, në Gjirokastër.Fëmijë të shumtë u mblodhën në një ambient të hapur të lokalitetit për të marrë çantat shkollore të dhuruara nga Fondacioni ALSAR.Për ta u shpërndanë 350 çanta dhe mjete didaktike, të nevojshme për një nisje të mbarë të shkollës.ALSAR e konsideron shkollimin e duhur të brezit të...