Vëmendja dhe mbështetja e Fondacionit ALSAR për arsimimin e duhur të brezit të ri konkretizohet ndër të tjera dhe me dhënien e bursave të ekselencës për studentë të universiteteve publike.Programi i akordimit të kësaj mbështetjeje financiare ka fituar cilësinë e një projekti parësor në kuadër të aktivitetit tonë arsimor, i zhvilluar viti pas viti. Nëpërmjet tij ndihmohen studentë të shkëlqyer, të rinj e të reja që marrin mbështetjen e nevojshme për t’u shkolluar sa më mirë e për të qenë...
Djem e vajza të kurseve të gjuhës turke në Tiranë i janë gëzuar këtë të mërkurë, më 13 nëntor, një dhurate të shpërndarë atyre në mjediset e Fondacionit ALSAR.Për ta janë dhënë tabletë elektronikë, pajisje që të përdorura në mënyrën e duhur do t’i ndihmojnë në procesin mësimor.Një fjalë e shkurtër për përfituesit nga drejtori administrativ i Fondacionit ALSAR, e ndjekur dhe nga disa fjalë të thëna nga dhënësi i mësimit në kursin e gjuhës turke, i kanë paraprirë shpërndarjes...
Në qytetin e Kukësit ka hapur dyert kursi i gjuhës turke për të gjithë të interesuarit, për djem e vajza që duan ta ndjekin atë e t’i çelin vetes perspektiva të reja në rrugën e arsimimit.Ky kurs i përvitshëm nis punën vetëm pak kohë pas fillimit të vitit të ri shkollor, 2024-2025, dhe do të vijojë përgjatë gjithë tij.Mësimi i gjuhës turke u bëhet i mundur të rinjve të Kukësit nëpërmjet niveleve të ndryshme të kursit. Mjetet e duhura didaktike...